Zelensky: Ukraina është e gatshme për bisedime me Rusinë, por me një president tjetër - NACIONALE

Zelensky: Ukraina është e gatshme për bisedime me Rusinë, por me një president tjetër

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “gati për një dialog” me Rusinë, por do të ishte “e pamundur” ta bëjë këtë me presidentin aktual, Vladimir Putin.

Në një fjalim me video, Zelensky tha se:

“Ukraina ishte dhe mbetet një lider në përpjekjet e negociatave. Ishte shteti ynë që gjithmonë i ofroi Rusisë arritjen e një marrëveshjeje për bashkëjetesë në kushte të barabarta, të ndershme dhe me të drejta.”

Megjithatë, ai shtoi se një gjë e tillë është e pamundur me presidentin rus.

“Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por tashmë me një president tjetër të Rusisë.”

Lajme të ngjashme