Zelensky u bën thirrje ushtarëve rusë: Nëse duan të mbijetojnë, le të ikin - NACIONALE

Zelensky u bën thirrje ushtarëve rusë: Nëse duan të mbijetojnë, le të ikin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të ikin për të shpëtuar, pasi ushtria ukrainase nisi një sulm afër qytetit Kherson. Ai tha se trupat ukrainase po e kthejnë territorin, ndonëse Rusia tha se sulmi ka dështuar.

“Nëse duan të mbijetojnë – është koha që ushtria ruse të ikë. Shkoni në shtëpi. Ukraina po e kthen atë që është e saja”, tha Zelensky.

Ofensiva e Ukrainës po zhvillohet pas disa javëve ngërç në luftën që ka shkaktuar mijëra të vrarë, miliona të zhvendosur, qytete të shkatërruara e krizë globale të ushqimit e energjisë për shkak të sanksioneve të pashembullta ekonomike.

Në adresimin e zakonshëm të mbrëmjes, presidenti ukrainas u zotua se trupat e vendit të tij do ta ndjekin ushtrinë ruse deri në kufi.

Forcat ukrainase po i sulmojnë tragetet që Rusia po i përdor për të furnizuar një copë territori në bregun perëndimor të Lumit Dnipro të rajonit Kherson, tha këshilltari i lartë i Zelensky-t, Oleksiy Arestovych.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se forcat ukrainase e kanë shtuar zjarrin e artilerisë në pjesën jugore të vendit dhe se sulmet me rreze të gjatë po i pengojnë furnizimet e Rusisë.

Lajme të ngjashme