Zelensky thotë se është rimarrë një qytet kryesor në verilindje të Ukrainës - NACIONALE

Zelensky thotë se është rimarrë një qytet kryesor në verilindje të Ukrainës

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ka bërë përparime të mëdha në një kundërofensivë në rajonin verilindor të Kharkiv, me presidentin Volodymyr Zelensky që pohoi se një qytet kyç në rajon është rimarrë nga forcat ukrainase dhe se ofensivat ruse në të gjithë vendin po zmbrapsen.

Zelensky postoi një video në mediat sociale me ushtarë ukrainas që qëndrojnë mbi një ndërtesë në qytetin kyç të Kharkiv, Balakliia, i cili ishte nën pushtimin rus për gjashtë muaj, së bashku me flamurin ukrainas.

"Urdhëri është përmbushur. Trupat pushtuese ruse janë tërhequr," degjohej të thoshte një nga ushtarët në video.

Lajme të ngjashme