Zelensky: Rikthehet energjia për 6 milionë ukrainas, problem furnizimi me ujë - NACIONALE

Zelensky: Rikthehet energjia për 6 milionë ukrainas, problem furnizimi me ujë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka thënë se është rivendosur energjia elektrike për miliona ukrainas, megjithatë ka ende problem me furnizimin me ujë.

“Gjatë ditës, ishte e mundur të rivendosej furnizimi me energji elektrike për pothuajse 6 milionë ukrainas”, është shprehur Zelensky duke shtuar se “punimet e riparimit kanë vazhduar pa pushim që nga sulmi i djeshëm terrorist”.

Zelensky ka vënë në dukje se në disa pjesë të vendit ka ende probleme me furnizimin me ngrohje dhe "probleme të mëdha me furnizimin me ujë".

Ndër zonat me situatën më të vështirë, presidenti ka përmendur Kievin, Lvivin dhe Vinnytsian.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky u ka bërë përsëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t'i ofrojnë Ukrainës mjetet për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

"Gjeni një mundësi për t'i dhënë Ukrainës një mbrojtje të besueshme të qiellit, një mburojë të besueshme të mbrojtjes ajrore. Ju mund ta bëni atë," është shprehur ai.

Lajme të ngjashme