Zelensky kërkon sisteme moderne të mbrojtjes ajrore pas sulmeve të Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që ta furnizojnë vendin e tij me sisteme moderne dhe efektive të mbrojtjes ajrore, pasi Rusia kreu sulme ajrore në rajonin perëndimor ukrainas, Khmelnytskyi, të martën në mbrëmje.
“Ushtria ruse nuk bën asnjë pushim. Ajo ka një detyrë – t’ua marrë jetën njerëzve, t’i frikësojë njerëzit, prandaj edhe pak ditë pa alarmin e sirenave tashmë duken si pjesë e terrorit”, tha presidenti ukrainas.