Zelensky i thotë Izraelit t’i bashkohet luftës kundër Rusisë, kërkon sisteme të mbrojtjes - NACIONALE

Zelensky i thotë Izraelit t’i bashkohet luftës kundër Rusisë, kërkon sisteme të mbrojtjes

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenksy i ka kërkuar Izraelit që t’i bashkohet luftës kundër Rusisë, duke përsëritur kërkesën për sisteme izraelite të mbrojtjes ajrore.

Përmes një fjalimi në një konferencë për gazetën izraelite Haaretz, Zelensky është shprehur, duke thënë:

“A nuk ka ardhur koha që shteti juaj të zgjedhë edhe me kë është? A është me botën demokratike, e cila po lufton krah për krah kundër kërcënimit të ekzistencës së saj? Ose me ata që mbyllin sytë para terrorit rus, edhe kur kostoja është shkatërrimi i plotë i sigurisë globale,” ka thënë Zelensky.

Kujtojmë se, Izraeli ka refuzuar t'i shesë Kievit armë të mbrojtjes ajrore, duke qenë kështu i kujdesshëm për tensionimin e marrëdhënieve me Moskën, pavarësisht raporteve se Irani është duke ofruar mbështetje për Rusinë më dronë për bombardimin e Ukrainës.

Lajme të ngjashme