Zelensky akuzon Rusinë se do të hedhë në erë digën e Ukrainës - NACIONALE

Zelensky akuzon Rusinë se do të hedhë në erë digën e Ukrainës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po përgatitet të hedhë në erë një digë në një hidrocentral në Ukrainën jugore, gjë që do të çonte në një "katastrofë në shkallë të gjerë".

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se sipas informacioneve që ka, diga Kakhovka në lumin Dnieper është minuar nga forcat ruse.

Sipas BBC-se, kjo digë, i siguron Rusisë një nga rrugët e pakta të mbetura përtej lumit Dnieper në rajonin pjesërisht të pushtuar të Kherson.

Megjithatë, autoritetet e instaluara nga Rusia në Kherson kanë hedhur poshtë akuzat e Ukrainës për një komplot për të shkatërruar strukturën, duke fajësuar forcat ukrainase për një sulm në një tjetër kalim kyç.

Lajme të ngjashme