Zëdhënësja e PSD-së “paralajmëron” ministrin Murati: E pret fati si i Arben Vitisë
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se ministri Hekuran Murati, ua ka ndalur bukën mijëra punëtorëve dhe familjeve të tyre.
Në një postim në Facebook, Kuçi ka thënë se Murati u vendos në front, në “luftën” e Kurtit ndaj punëtorëve.
“Fati që e pret ministrin Murati është ai i Arben Vitisë, por para se të digjet politikisht meriton atë që i'a ndali punëtorëve: miell”, ka thënë tutje ajo.
Postimi i plotë i Kuçit:
MIELL PËR ATA QË U'A NDALËN BUKËN PUNËTORËVE
Si vegël e Kurtit, ministri Murati u'a ndali bukën dhjetëra mijëra punëtorëve dhe familjeve të tyre.
Në luftën e Kurtit ndaj punëtorëve dhe për nënshtrimin e sindikatave, ministri Murati u vendos në vijën e parë të frontit nga ku po zhvillon luftën e paskrupullt me ndaljën e pagave në kohën kur edhe ajo pagë nuk mjafton për t'i përballuar rritjet e çmimeve.
Fati që e pret ministrin Murati është ai i Arben Vitisë, por para se të digjet politikisht meriton atë që i'a ndali punëtorëve: miell.