Zaporizhia goditet sërish me shtatë raketa ruse - NACIONALE

Zaporizhia goditet sërish me shtatë raketa ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhia Oleksandr Starukh, ka bërë të ditur se gjatë natës është goditur me raketa qyteti juglindor i Zaporizhia.

"Janë lëshuar rreth shtatë raketa S-300 ... Fatmirësisht nuk ka viktima," ka shkruar Starukh në Telegram.

Ai më tej shtoi se punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat tre persona, pasi sulmi kishte goditur edhe një ndërtesë banimi në një fshat.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës, kanë bërë të ditur se të mërkurën ata kanë rrëzuar edhe nëntë dronë iranian Shehed-136, të përdorur nga forcat ruse mbi Mykolaiv.

Lajme të ngjashme