Zana Avdiu e “këshillon” Kurtin: T’u tregojë qytetarëve që Kosova duhet të themelojë Asociacionin
Sot në Bruksel pritet të ndodhin dy takime të rëndësishme, njëri prej të cilëve është ai i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët evropianë.
Në lidhje me planin e ri evropian, ku përfshihet edhe një model modern i Asociacionit, ka shkruar Zana Avdiu, aktiviste dhe analiste e përhershme në T7.
Në fakt, shkrimi i Avdiut më shumë i ngjan këshillave ndaj kryeministrit Kurti. Ajo ka shkruar se Kurti duhet ta dijë që nuk është në opozitë më, që të “përdorë çdo mjet në mënyrë që të vijë në pushtet”.
“Ai duhet te iu tregoje qytetareve qe Kosova duhet ta themeloje asociacionin. Ai duhet ta pranoje se kjo rruge eshte me e mira, ne menyre qe pernjimend te mos fundosemi.” – shkroi ai.