Zafir Berisha: Me ndali një qytetar, me tha kthehuni se mbaroi Kosova - NACIONALE

Zafir Berisha: Me ndali një qytetar, me tha kthehuni se mbaroi Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish shefi i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, ka ndarë me audiencën e tij në Facebook një “vaki” tejet interesante.

Berisha tregoi se si derisa ishte duke ecur në rrugë, e ndaloi një qytetar i moshuar duke e thirrur në emër.

Ai tregoi se si gjatë bisedës me të, qytetari i moshuar e pyeti z.Berisha “kur do të ktheni në Kuvendin e Kosovës”.

Një pyetje që, siç tregon z.Berisha, ishte krejtësisht e papritur duke e detyruar ta mendoj goxha gjatë përgjigjen.

Ish-deputeti tregoi se si kishte ardhur në përfundimin tragjik që thirrja e tij në emër, pyetja e qytetarit, dëshpërimi, të gjitha ishin shkak-pasojë e halleve të tij me realitetin në Kosovë.

Duke parë mllefin e qytetarit, Berisha tregon se si ia dha një përgjigje provokuese për të parë reagimin e tij.

“Ju përgjegja “edhe dy a tre muaj” me dilemën se si do të reagoj”, tha Berisha.

Kthenu o burra se maroj Kosova” filloj me shumë pezëm, dhe vazhdoj “ me bacin vdekjen e kam ditur, po kurrë nuk e kisha besu që në Kosovë mbi gjysma janë “budallë” dhe votën ja japin Albinit – i tha qytetari i moshuar Berishes në fund, tregon ai.

Ai tregoi se si ky bisedim me qytetarin e moshuar nuk ju hoq nga mendja gjatë një udhëtimi rreth 80 kilometra me veturë.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme