Ymeri: S'mund të themi që opozita s'ka bërë asgjë, kanë parandaluar shumë ligje përmes Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Ymeri: S'mund të themi që opozita s'ka bërë asgjë, kanë parandaluar shumë ligje përmes Gjykatës Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke folur për historikun e partive opozitare në Kosovë, analisti Visar Ymeri ka theksuar se opozita nuk është e dobët, por shpesh nuk janë vlerësuar meritat e saj si duhet.

Ymeri argumenton se opozita ka ndikuar në parandalimin e disa ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me pavarësinë e institucioneve, përfshirë sistemin gjyqësor dhe ndarjen e pushteteve.

Këto ligje, sipas tij, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, duke i mbrojtur kështu pavarësinë dhe integritetin e tyre. Ai vlerëson këtë si një meritë të opozitës dhe thekson se, sipas tij, nuk mund të thuhet se opozita nuk ka bërë asgjë.

“Një pjesë e konsiderueshme e ligjeve e kanë pasur këtë qëllim. Ka rreziku me e cenu këtë pavarësi. Opozita nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ose duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e ka parandaluar këtë. Mendoj se është goxha një meritë e madhe. Nuk mundemi me thënë se një opozitë s'o ka bon kurgjo.” - ka thënë Ymeri.

Lajme të ngjashme