Ymeri: Nga rezistenca kundër dialogut, Kurti kaloi në ngarendje për nënshkrim të marrëveshjes
Analisti politik, Visar Ymeri, ka analizuar sjelljen e kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023 në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka bërë me dije se kreu i ekzekutivit ka ndryshuar qëndrim për këtë proces.
Në emisioni “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se Kurti ka kaluar nga refuzimi i dialogut në një ngarendje për nënshkrim të marrëveshjes.
“Është interesant të bëhet një shikimi në atë se qysh e kemi nisur vitin në raport me dialogun në kuptimin e qëndrimeve institucionale dhe qysh kemi përfunduar. Pra, nga një qëndrim rezistues institucional, se kjo s’bëhet, këtë nuk e pranoj, veriu është çështje e krimit të organizuar e kështu me radhë. Kemi përfunduar në një ngarendje të kryeministrit tonë për nënshkrim të marrëveshjes”, ka deklaruar ai.