Ymeri kritikon Kurtin: E ktheu Asociacionin në urgjencë absolute, pa e pasur njohjen si këmbim - NACIONALE

Ymeri kritikon Kurtin: E ktheu Asociacionin në urgjencë absolute, pa e pasur njohjen si këmbim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Visa Ymeri, analist dhe drejtor i Institutit “Musine Kokolari”, ka shkruar një status në të cilën ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti rreth planit franko-gjerman, që tash po quhet si plani evropian.

Ymeri, që dikur ishte bashkëpartiak i Kurtit, e ka kritikuar kryeministrit për mënyrën se si ka bërë negociata në Bruksel. Ai ka shkruar se Kurti e ktheu në urgjencë absolute themelimin e Asociacionit, pa pasur si këmbim njohjen.

“Në vend se të luftonte për njohjen si urgjencë absolute duke e pranuar Asociacionin si kompromis në këmbim të saj, KM Kurti luftoi kundër Asociacionit duke e kthyer themelimin e tij në urgjencë absolute pa e pasur njohjen si kërmbim për të. Asociacion për Organizata ndërkombëtare. Ngjashëm me vitin 2013. A është ky avancim?” – shkroi.

Lajme të ngjashme