Ymeri e LDK-së në Ferizaj: Nuk na jepet qasje në lejet e ndërtimit 2018-2021 nga pushteti komunal i Agim Aliut
Janina Ymeri, zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, tha se pushteti komunal nuk u jep qasje në dokumente punblike, përkatësisht në lejet ndërtime të dhëna në vitet 2018 – 2021.
Ymeri tha se gjatë periudhës 2022 – 2025, janë dhënë afër 1 milionë metra katrorë leje ndërtimi në Ferizaj – dhe kjo, sipas saj, “ka ngulfatur qytetin, duke e shndërruar në katrahursë urbanistike”.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Dua t'ju informoj se megjithë vendimin zyrtar për qasjen në informata publike, kërkuar nga ana e LDK Ferizaj, nuk më lejohet qasja në lejet ndërtimore për vitet 2018 deri 2021.
Arsyet janë nga më të ndryshmet por asnjë që justifikon ndalesën nga zyrtarët komunal për të marr informata sa leje ndërtimore janë dhënë edhe sa m2 është ndërtuar gjatë viteve 2018-2021 me pushtetin aktual në Komunën e Ferizajit. a
Vlen të theksohet se gjatë viteve 2022-2025 janë dhënë afër 1 milion m2 ndërtim në Ferizaj dhe kjo ka ngulfat qytetin tonë duke e shëndrru në katrahurë urbanistike pasi që nuk është percjell me plan adekuat ujësjellësi, kanalizimi, ndriqimi edhe gjelbrimi.
Sido që të jetë, do ndjekim rrugët ligjore edhe kërkoj përkrahjen mediale për këtë ndalesë në të drejtat tona për informim dhe në atë se çfarë është bërë e token e qytetit të Ferizajit.