Xhevdet Pozhari e noton Qeverinë Kurti me 5: Sveçla më i miri, Mehaj më i dobëti - NACIONALE

Xhevdet Pozhari e noton Qeverinë Kurti me 5: Sveçla më i miri, Mehaj më i dobëti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë, ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje në një podcast me gazetarin Mirlind Behluli.

Në intervistën e tij, ai ka theksuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke qeverisur jo mirë në aspektin e brendshëm.

“Unë kam pritur shumë në çështje të brendshme nga Vetëvendosja dhe kam qenë skeptik në çështjet e jashtme. Nga z. Kurti kam pritur të jetë shumë më dinamike në zhvillimet e brendshme dhe nuk kam pritur të jetë i shkathët në politikën e jashtme.” – deklaroi ai.

“Z. Kurti, për mendimin tim, është duke na përfaqësuar shumë mirë në politikën e jashtme, por lë shumë për të dëshiruar në qeverisjen e brendshme” – tha ai.

Për z. Pozharin, ministri më i mirë është Xhelal Sveçla e Faton Peci, ndërsa më i dobëti Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes. I pyetur për notimin nga një te dhjetë, z. Pozhari theksoi se Qeveria Kurti meriton notën pesë.

“Në mesatare unë ia kisha japë 5” – tha ai.

Lajme të ngjashme