Xhavit Haliti për raportimin për tentim-vrasjen e tij dhe Kurtit: Kam pasë paralajmërime - NACIONALE

Xhavit Haliti për raportimin për tentim-vrasjen e tij dhe Kurtit: Kam pasë paralajmërime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Televizioni A2 në Shqipëri ka publikuar sot një lajm se gjatë vitit 2021 kishte një plan për vrasjen e disa figurave kosovare, përfshirë kryeministrin Albin Kurtit, deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin dhe ish komandantin e UÇK-së, Ismet Haxha.

E për këtë ka folur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë për gazetën Express se ka pasur paralajmërime nga policia për atentat ndaj tij, por se situatat si kjo ai i ka të rregullta.

Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta”, tha Haliti.

Ai tutje ka thënë se nuk ka pasur mbrojtje nga Policia, apo ndoshta në distancë e nuk e ka ditë.

Ndërsa rreth tri vjet më parë ai është ruajtur për gjashtë muaj nga mbrojtja e afërt e policisë.

“Rreth 3 vjet më herët më kanë ruajt 6 muaj kam pas mbrojtje të afërt të policisë, shtëpi, punë, rrugë kudo që kam lëvizë”, tha Haliti.

Lajme të ngjashme