"Xhandarmëria e Kurtit ka qëllim ta mbroj pushtetin e tij dhe t'i shtyp e frikësoj njerëzit", Bekë Berisha flet për premtimin e ri të Kurtit
Gazetari, Oqean Dermaku ka intervistuar kandidatin e AAK-së, për deputet Bekë Berisha, i cili foli në lidhje me premtimin e Kurtit për formimin e xhandarmërisë. Berisha ka thënë se nuk do të lejohet kjo.
“Xhandarmëria është bë në mesjetë, e cila funksionon me kompetenca të përziera. Qëllimi i saj gjithmonë ka qenë për me shtyp rrebelimin dhe me mbroj pushtetin. Këtë funksion e ka bë. Ne kemi tendencë të një njeriu që deshiron ta mbroj pushtetin dhe që është autokrat. Dhe ky po dëshiron me përdorë këtë njësi paraushtarake me ndikim direkt politik, sepse aty ka hapsirë me ndiku direkt politikisht, dhe me kontrollu autokrati. Qëllimi është me rujt pushtetin e vet. Kjo është e pastër. Kjo nuk duhet të ndodh dhe kjo nuk do të ndodh. Nuk e lejojmë” – tha ndër të tjera Berisha.