Xhaferi i ashpër me Kurtin: Po përfshihet në zgjedhjet e Maqedonisë, po thyen rregullat ndërkombëtare - NACIONALE

Xhaferi i ashpër me Kurtin: Po përfshihet në zgjedhjet e Maqedonisë, po thyen rregullat ndërkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po e thyen parimin e mospërfshirjes në jetën politike.

Kryeministri Xhaferi për Debat Plus, tha se rregullat ndërkombëtarë nuk lejojnë veprime të tilla si të Kurtit.

Është thyerje e një parimi të mos marrjes anë në jetën politike të organizmit politik të subjekteve politike. S’do mend që duhet me thënë se është botërisht e ditur se merr anë. E përcjellim atë situatë pa marrë parasysh, llogarisim që një bashkombas ynë ka interes të jetë pjesë e asaj gare. Qytetarët në fund do të japin verdiktin, mbetet ta përcjellim këtë situatë”, tha ai.

Rregullat ndërkombëtare janë të tilla që nuk lejohen ndërhyrje, por është përcaktim i subjektit që i takon”, tha ai.

Lajme të ngjashme