Xhaçka: Përkujtojmë të vrarët në Reçak - kujtimi i tyre kërkon drejtësi
Olta Xhaçka, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, është deklaruar rreth përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ajo tha se sot, në përvjetorin e 24 përkujtojmë me nderim të rënët e kësaj masakre, ndërsa vlerësoi se kujtimi i tyre ende kërkon drejtësi dhe pajtim.
Tutje, Xhaçka shtoi se kjo duhet të shërbejë si kujtesë se rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të pastër dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi të kundërt me gjenocidin.
“Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim.
Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë 🇽🇰 kërkon ende drejtësi dhe pajtim.
Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”.
