VV thotë se ka pakt “Vuçiq-Jansha”, por shihni si bënte fushatë Martin Berishaj për Janshan - NACIONALE

VV thotë se ka pakt “Vuçiq-Jansha”, por shihni si bënte fushatë Martin Berishaj për Janshan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, pretendoi se do të hetohej pakti “Vuçiq-Jansha” në Slloveni, një gjë të tillë po e bëjnë edhe deputetët e këtij subjekti politik. Por, ata nuk po përmendin një gjë: Berishaj madje edhe bënte fushatë për Janez Janshan.

Manxhuka u pasua më pas edhe nga të paktën deputeti Adnan Rrustemi në pretendimet e tij për paktin Vuçiq-Jansha.

Por, ata nuk e kanë përmendur një gjë derisa po e mbronin ambasadorin Martin Berishaj. Ky i fundit, dikur ishte shumë i afërt me ish-kryeministrin slloven.

“Shqiptarët në Slloveni, me të drejtë vote, ditën e diele, do të japin votën e vet për Janez Jansha dhe partinë e tij SDS.”kishte thënë më 1 qershor 2018 Martin Berishaj, derisa e tregonte edhe një fotografi nga një takim që kishte pasur me të.

Ndërkohë, dy ditë më pas ai vazhdonte: “Sot votuesit në Slloveni vendosën për Janez Jansha! Urime dhe faleminderit votuesve shqiptarë në mbajtje të fjalës. Vazhdojmë!”

Lajme të ngjashme