"[VV] Shpenzuan deri në 5.7 milionë euro", Manxhuka e Basha sulmojnë Mehmetajn pas akuzave për ‘propagandë online’ - NACIONALE

"[VV] Shpenzuan deri në 5.7 milionë euro", Manxhuka e Basha sulmojnë Mehmetajn pas akuzave për ‘propagandë online’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj pas përplasjes së këtij të fundit me deputetin e VV-së, Dimal Basha në “Debat Plus”, lidhur me pretendimit e gazetarit rreth "investimit propagandistik online të Vetëvendosjes".

Mehmetaj deklaroi se partia në pushtet ka të angazhuar një kompani izraelite dhe sipas tij LVV shpenzoi rreth 5.7 milionë euro në propagandë.

“Sipas parashikimeve të një kompanie që e ka bërë vlerësimin e investimit propagandistik online të Vetëvendosjes, janë të investuara diku 5.6 , 5.7 milionë euro”, tha Mehmetaj.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Manxhuka, i cili sulmoi Mehmetajn duke e akuzuar për propagandë. Ndërsa deputeti Basha, i cili ka shpërndarë postimin e zëdhënësit të VV-së, u lëshua në gjuhë fyese duke e quajtur "rrugaç" Mehmetajn.

Lajme të ngjashme