VV në Prishtinë përmes "sinjalizuesve" anonimë, dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Përparim Ramës
Asamblistët e Lëvizjës Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në një konferencë për media, para Prokurorisë Sepciale, kanë deklaruar se do të dorëzojnë kallzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë në këtë komune. Ndonëse, jo fort moti, lideri i tyre, Albin Kurti, nuk u bindej thirrjeve të Prokurorisë Speciale.
Asambleistja e VV-së në Komunën e Prishtinës, Berita Abazi, po pretendon se kanë marrë informata nga një "sinjalizues" anonim për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës.
“Jemi këtu në Prokurorinë Speciale për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të lartë të kabinetit të Përparim Ramës dhe vetë atij, për shkak të një sinjalizimi të cilin e kemi pranuar mbrëmë pasdite nga një sinjalizues anonim.
Një grup i asambleistëve të Prishtinës e kemi pranuar një mesazh-email sinjalizues, ku kemi parë mesazhe të shumta ku flitet për legalizime të paligjshme dhe shuma të mëdha parash. Në këto mesazhe, që bisedon me personin tjetër është shefi i kabinetit të kryetarit Rama. Në këto biseda, personi në fjalë, përpos që përmend kompani ndërtimi, përmend objekte ndërtimi, duke pretenduar edhe vetë se këto legalizime janë tërësisht të jashtëligjshme. Marrë parasysh këtë sinjalizim dhe rëndësinë e kësaj, jemi këtu që të dorëzojmë zyrtarisht kallëzimin penal në Prokurori dhe të kërkojmë hetim dhe veprim të menjëhershëm”, tha asambleistja e VV-së, Berita Abazi.
Ndryshe, VV dhe njerëzit e saj vazhdojnë t’i përdorin dy standarde sa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë, ata u përgjigjen këtyre institucioneve vetëm kur e konsiderojnë “që duhet”.
Duhet thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Albin Kurti, nuk pranonte të paraqitej në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.
Ndërsa tani, si për ironi, vartësit e Kurtit dorëzojnë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili së fundmi ka qenë edhe figura më e atakuar nga ky subjekt politik, shumë herë pa bazë dhe pa argumente.
Vetëm një ditë më parë, zotira i parë në detyrë, burri i u.d. të Presidentes, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, e quajti "vrasës", kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.