Pavarësisht urdhrit të Gjykatës, Kurti NUK shkon nesër në Prokurorinë Speciale - NACIONALE

Pavarësisht urdhrit të Gjykatës, Kurti NUK shkon nesër në Prokurorinë Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të shkojë për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Kjo pasi nesër, në orën 10:00, Ministria e Arsimit ka njoftuar për një ngjarje në Gjilan.

Atje do të jetë edhe Kurti. Pikërisht në kohën e njëjtë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.

Njoftimi:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme