VV-ja vazhdon polemiken me Ramën, Manxhuka shtron tri pyetje për kryeministrin shqiptar - NACIONALE

VV-ja vazhdon polemiken me Ramën, Manxhuka shtron tri pyetje për kryeministrin shqiptar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar polimeriken me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pasi ky i fundit e ka kritikuar ashpër partinë e Albin Kurti, ka reaguar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Ky i fundit në profilin e tij në “Facebook”, ia ka shtruar Ramës tri pyetje, të cilat kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

“Më konkretisht ai mund të tregojë: 1. Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyer ai themelimin e Gjykatës Speciale? 2. Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj? 3. Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë? Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO?”, ka shkruar Manxhuka.

Lajme të ngjashme