VV-ja në Prishtinë denoncon tenderin 12-milionësh të Ramës
Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka reaguar për ketë tender të shpallur nga kryetari Përparim Rama.
Shefi këtij grupi, Gëzim Sveçla tha se kjo kontratë është e dyshimtë.
“Veprime abuzive siç është rasti me tenderin për konsulencë, nuk është që se kemi pritur, por jo kaq shpejt. Pra, ka keqmenaxhim dhe rezultate zero nga kryetari Rama. Janë bërë tetë muaj, për këtë periudhë dhe lajmi më i mirë është se kryetari Rama ka mbaruar mandatin 20 për qind. Kryetari Rama nuk ka as vizion dhe vullnet për t’i zgjidhur problemet e shumta të qytetarëve të Prishtinës, pra asgjë nga premtimet e dhëna nuk kanë nis të zbatohen”, tha Sveçla