VV ilustron planin se si do të duken dy ura të reja skaj Ibrit, komentuesit i thonë 'ta hapin kryesoren e të mos bëjnë filma’ - NACIONALE

VV ilustron planin se si do të duken dy ura të reja skaj Ibrit, komentuesit i thonë 'ta hapin kryesoren e të mos bëjnë filma’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Vetëvendosje ka publikuar planin se si do të duken dy ura të reja, në të majtë e në të djathtë të Urës së Ibrit.

“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”, njofton kjo parti.

Disa nga komentuesit, i kërkojnë partisë që deri tani ishte në pushtet, që ta hapë atë të Ibrit, ashtu siç ka premtuar, e jo të ndërtojë ura të reja skaj saj.

Lajme të ngjashme