VV 1 vit pas sulmeve ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve në veri: Sot pamja atje është krejt ndryshe
Në një vjetorin e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës, e gazetarëve në veri, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “Republika nuk pezullohet”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, VV ka thënë se për shkak të “insistimit të institucioneve të Kosovoës, sot atje pamja është krejt ndryshe”,
“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.” – thuhet tutje.
Në fund, VV shkruan:
“Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”.