Vulini me konspiracione: Në rrethin e Vuçiqit ka njerëz që punojnë për CIA-n, po planifikohet kidnapimi i Dodikut - NACIONALE

Vulini me konspiracione: Në rrethin e Vuçiqit ka njerëz që punojnë për CIA-n, po planifikohet kidnapimi i Dodikut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vulin, ish-shef i shërbimit sekret serb “BIA”, është në listën e zezë të ShBA-së si i sanksionuar për korrupsion e trafikim të drogës. Tash Vulini duket ta ketë gjetur një “profesion të ri”, atë të plasimit të konspiracioneve.

Siç shkruan Nova, Vulin kohë më parë ka pretenduar se në rrethin e njerëzve të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ka që punojnë për CIA-n, shërbimin inteligjent të ShBA-së.

“Të mërkurën, dëgjuam se në rrethin e presidentit Aleksandar Vuçiq ka njerëz që punojnë për CIA-n dhe se ai e di këtë gjë” – shkruan Nova.

Një tjetër konspiracion i tij, siç transmeton mediumi serb, lidhet me planifikimin për kidnpapimin e Millorad Dodikun, shef i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme