Vuçiqi thotë se Serbia e ka hapur fabrikën për montimin e dronëve të avancuar izraelitë - NACIONALE

Vuçiqi thotë se Serbia e ka hapur fabrikën për montimin e dronëve të avancuar izraelitë

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se vendi i tij ka hapur një fabrikë për montimin e dronëve të avancuar të prodhimit izraelit, e cila do ta furnizojë ushtrinë serbe dhe forcat e armatosura të vendeve të tjera.

Në këtë fabrikë pritet të punësohen rreth 100 punëtorë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Qeveria serbe dhe partnerët e saj izraelitë presin që të hapin të paktën tri fabrika të tjera në pjesë të ndryshme të Serbisë, shtoi Vuçiqi.

Gazetarët nuk u ftuan që ta vizitonin fabrikën për shkak të konfidencialitetit të procesit prodhues.

Vuçiqi publikoi vetëm pamje të kufizuara të objektit, duke thënë se publiku do të jetë i ngazëllyer nga ajo që është duke u prodhuar aty.

Lajme të ngjashme