Vuçiqi i bie "pishman", niset drejt Tiranës - NACIONALE

Vuçiqi i bie "pishman", niset drejt Tiranës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Megjithatë Vuçiq do të jetë në Tiranë. Përkundër deklaratave të ditëve të fundit se nuk do të jetë në Samitin e nesërm, i pari i serbëve ka thënë se nesër do të jenë në Tiranë.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka deklaruar se nuk do të ishte zgjidhje që të mos shkonte, andaj këtë po e bën për të mirën e njerëzve të tij.

Tutje, shtoi se, përkundër faktit që nuk është i sigurtë, prania e tij në Tiranë do të ketë përfitime.

“Për mua është shumë e vështirë të kuptoj gjuhën e të dy palëve, nuk kemi bërë asgjë, po mundohemi të ruajmë jetën e njerëzve tanë, ka shkaktuar zemërim, inat dhe mllef, por përfundimi është si më poshtë. Nuk jam i sigurt, por sigurisht që do të ketë disa përfitime nga prania ime në Tiranë dhe nëse nuk do të shkoja mund të mos kishte asnjë përfitim, por do të kishte dëm të madh për vendin tonë”, ka thënë ndër të tjerash Vuçiq.

Lajme të ngjashme