Vuçiq: Zgjidhja me Kosovën nuk mund të mbështetet në mite - NACIONALE

Vuçiq: Zgjidhja me Kosovën nuk mund të mbështetet në mite

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa ka prezentuar në Kuvendin e Serbisë raportin për negociatat Kosovë – Serbi, ka thënë se në raport me Kosovën duhet të ofrohet një zgjidhje realiste dhe politika reale nuk mund të mbështetet në mite.

“Një politikë e përgjegjshme dhe realiste nuk mund të mbështetet në fantazma dhe mite. Edhe pse ato janë të rëndësishme për popullin serb, ne duhet t'i përshtatim mitet tona për të shmangur rreziqet që nuk mund t'i shmangnim në të kaluarën. Dëshirat e njerëzve janë maksimaliste dhe mundësitë janë të pakta”, ka theksuar Vuçiq.

Ai tha se perëndimi është në kërkim të një zgjidhjeje në formë të njohjes joformale, por ai në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Vuçiq tha se nuk e di se si do të përfundojë procesi, por se ai do të mbështesë propozime kompromisi për të ruajtur paqen.

Lajme të ngjashme