Vuçiq vazhdon viktimizimin para popullit serb: Më shumë se kurrë po kërkohet njohja e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar të ankohet para popullit serb për presion nga vendet perëndimore.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se perëndimi është duke ia kërkuar Serbisë më shumë se kurrë njohjen e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se kjo po ndodh edhe për shkak të zhvillime të reja në luftën e Ukrainë.
“Në fakt, tani më shumë se kurrë po kërkohet njohja urgjente de facto dhe de jure e Kosovës. Një arsye kyçe është fakti se në Ukrainë gjërat nuk po shkojnë ashtu si mendonin në Perëndim. Përkundër. Gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm, dhe rusët kanë iniciativën”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka folur edhe për çështjen e dinarit serb në Kosovës, duke thënë se do të gjejnë zgjidhje alternative për t`i furnizuar serbët me para.
“Në periudhën në vijim do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë. Askush nuk po ngutet për këtë çështje”, ka thënë presidenti serb, raporton Koha.