"Dinamizmi ekonomik; rritja e BPV-së", Kurti tregon në Hannover Messe 2024 pse duhet investuar në Kosovë - NACIONALE

"Dinamizmi ekonomik; rritja e BPV-së", Kurti tregon në Hannover Messe 2024 pse duhet investuar në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri ftesë bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë.

Ndër të tjera, Kryeministri Kurti nënvizoi katër faktorë kyç që e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës investimi për bizneset gjermane.

"Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri listoi dhe shtjelloi katër faktorë kryesorë që e bëjnë Kosovën destinacion të veçantë për investime të huaja nga Gjermania. Të parin e renditi besimin e fortë dhe lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të përforcuara nga diaspora jonë. Të dytin, ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike që e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm për nearshoring dhe përkushtimin tonë për demokraci dhe liri ekonomike. Dinamizmi ekonomik, gatishmëria për investime, rritja e Bruto Produktit Vendor dhe projektet e mëdha infrastrukturore, përfshirë ato në fushën e energjisë, i theksoi si faktor të tretë. Kurse sektorin e teknologjisë dhe atë të prodhimit, bashkë me përparësinë konkurrues dhe frymën innovative, si faktor të katërt", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme