Vuçiq i kundërpërgjigjet Sveçlës: Nuk do ta tolerojmë këtë, serbët nuk durojnë “zotër” të huaj - NACIONALE

Vuçiq i kundërpërgjigjet Sveçlës: Nuk do ta tolerojmë këtë, serbët nuk durojnë “zotër” të huaj

2 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla dje deklaroi se “Nuk jemi më popull i dobët, mund t’i dalim zot vendit tonë”. Këto deklarata kanë ngjallur reagimin e Presidentit serb, i cili tha se sa i sheh si arrogante deklaratat e tilla, e se do të ua bëjë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare se nuk do t’i tolerojë.

Ai fillimisht u mundua që këtë raport, ta shpjegoj me të drejtën ndërkombëtare e rendin juridik, por pastaj përmend se Serbia nuk duron “zotër”.

Mendoja se gjërat në rendin juridik ndërkombëtar bazoheshin në respektimin e normave juridike publike, Kartën e OKB-së, Rezolutat e OKB-së, dokumentet e nënshkruara në Bruksel, dhe tani e kuptoj, dhe është mirë që serbët, të gjithë qytetarët e kombësisë serbe, dhe këtë duhet ta dëgjojë e gjithë bota, se bazohen në dëshirën e dikujt për të sunduar mbi dikë dhe mbi diçka, kjo është deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme në Prishtinë, i cili tha se ata sundojnë dhe do të sundojnë në tërë Kosovën. Mendova se do të thoshte diçka për ligjin, për Marrëveshjen e Brukselit, për Rezolutën 1244, për Kartën e OKB-së, dhe ai flet për dominimin. E dini, ka pasur gjithmonë shumë zotër të huaj mbi popullin tonë, pak prej tyre kanë mbetur, dhe sa do të qëndrojnë këta zotër, do ta shohim” tha Vuçiq.

Tutje Vuçiq deklaroi se “ata” e duan arrogancën, duke iu referuar, institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ata me të vërtetë duan arrogancën, mbrëmë i paralajmërova përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe negociatorët dhe i thashë, mendoni me çfarë po vini në Beograd se ne nuk do ta tolerojmë këtë dhe ndryshe nga ata që kërcënojnë të marrin pushtetin ne vetëm themi – ju lutemi respektoni normat publike dhe juridike ndërkombëtare dhe asgjë më shumë se kaq

Lajme të ngjashme