Vritet në person në Dubai nga copëza të predhës që ranë pas një “interceptimi ajror”
Një banor i Dubait ka humbur jetën pasi copëza nga një “ndërhyrje ajrore” ranë mbi një automjet, ka njoftuar Zyra për Media e Dubait, sipas BBC.
Sipas njoftimit, incidenti ndodhi në zonën Al Barsha të qytetit, duke shkaktuar vdekjen e shoferit.
Kjo vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan pak më herët se po i përgjigjeshin “kërcënimeve hyrëse me raketa dhe dronë nga Irani”.