Vrasje në tentativë në Leposaviq, i përfshirë edhe një polic që gjuajti me armë zyrtare
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në një lokal në Leposaviq.
Sipas raporti 24 orësh të PK-së, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali ku në vendngjarje ishte edhe një polic.
Policia bënë të ditur se zyrtari policor është përgjigjur ndaj atyre duke shtënë më armë zyrtare.
Nuk ka të arrestuar dhe rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.
Raporti i plotë i PK-së:
VRASJE NË TENTATIVË
Leposaviq 28.08.2022-17:10.Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare. Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.