Plagosen dy persona në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjilan, ku dy burra kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportit 24 orësh, është arrestuar një i dyshuar pasi ka shtënë me armë zjarri ndaj dy burrave të tjerë.
Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri ende është duke u trajtuar, pasi që është lënduar nga arma e zjarrit, kurse tjetri është liruar nga trajtimi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Gjilan 04.04.2023 – 14:47.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.