Vrasje me thikë në Gjilan, vdes një person
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në fshatin Dobërçan të komunës së Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.” – ka thënë ai.
Për këtë rast është arrestuar një person dhe po hetohet rasti.
“Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.” – ka thënë tutje ai.