Vrasja në Skenderaj: I dyshuari në arrati, dyshohet se ka dokumente të Anglisë - NACIONALE

Vrasja në Skenderaj: I dyshuari në arrati, dyshohet se ka dokumente të Anglisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i vrarë në Skenderaj. Nacionale mëson se viktima dhe dorasi janë familjarë mes veti.

H.I, 63 vjeçar dyshohet se ka vrarë I.I, 43 vjeçar.

Burime të Nacionales kanë bërë me dije se i dyshuari është në arrati dhe se policia ka njoftuar pikat kufitare pasi i njëjti posedon dokumente të shtetit anglez.

Vrasja ka ndodhur pranë një kafiterie në Skenderaj ndërsa deri më tani nuk dihen detaje të tjera.

Lajme të ngjashme