Vrasja e shefit të Al-Kaides nga SHBA, Sali Berisha i gëzohet lajmit - NACIONALE

Vrasja e shefit të Al-Kaides nga SHBA, Sali Berisha i gëzohet lajmit

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i është gëzuar lajmit të vrasjes së liderit të Al-Kaidës në Kabul të Afganistanit nga SHBA.

Ayman al-Zawahiri, që ishte shef i grupit terrorist pas vdekjes së Bin Ladenit, ishte njëri nga projektuesit e sulmeve të 11 shtatorit.

Berisha theksoi se vrasja e krye-terroristit është një sukses i madh i SHBA-së.

“Duke përshëndetur këtë akt, shtoj, se vrasja e al Zawahirit është një sukses i madh i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit por edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara pre tij”, ka mbaruar postimi i tij”, shkroi Berisha.

Lajme të ngjashme