Vrasja e Oliver Ivanoviq – Dëshmitari refuzon të deklarohet për shkaqe sigurie - NACIONALE

Vrasja e Oliver Ivanoviq – Dëshmitari refuzon të deklarohet për shkaqe sigurie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i mbrojtur, “B3” edhe pse i thirrur si i mbrojtur, për të dëshmuar në gjykimin për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka refuzuar të deklarohet.

Ai ka thënë se në rend të parë është siguria e jetës së tij, raporton Betimi për Drejtësi.

“Unë e di rëndësinë e deklaratës time, mirëpo në rend të parë është siguria e jetës time” ka thënë dëshmitari “B3” raporton Betimi.

Seanca për gjykimin ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit është duke vazhduar.

Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Lajme të ngjashme