Vrasësi i 11 vjeçarit u dënua edhe më 15 vite të tjera burgim
Gjykata Themelore e Prishtinës, përmes një komunikate për media ka deklaruar se sot Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.
Personi i cili u dënua është Sefedin Osmani, i cili në vitin 2020 po nga e njëjta Gjykate ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen dhe dhunimin e 11-vjetarit Kujtim Veseli.
"I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës", thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Kujtim Veseli, ishte gjetur i vdekur poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në fushë Kosovë.