Vranësira e shi: Moti për sot - NACIONALE

Vranësira e shi: Moti për sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vranësira të shumta parashihen edhe ditën e mërkurë mbi vend, e të reshura shiu shfaqen që nga orët e mëngjesit në pjesë të vendit, derisa gjatë ditës mund të zhvillohen si rrebeshe lokale shiu, aty këtu edhe me bubullimë.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 16C e 18C.

Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe të enjten paradite, e gjatë ditës do të ketë intervale me diell, derisa temperaturat shënojnë rritje në 20C e 22C.

Të premten pas ca rigave të shiut orëve të mëngjesit, ditën do të ketë më shumë diell, sikurse edhe ditën e shtunë.

Lajme të ngjashme