Von Cramon për propozimi franko-gjerman: Rast i mrekullueshëm për të ecur para - NACIONALE

Von Cramon për propozimi franko-gjerman: Rast i mrekullueshëm për të ecur para

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, është një mundësi e mirë që të ecet përpara drejt integrimit evropian.

Von Cramon ka thënë se është një mundësi e madhe propozimi franko-gjerman për të arritur një marrëveshje të pranueshme për dy palët.

Për dialogun, do ta komentoja nismën e re, po shihet se është fryme e re, në gjithë procesin po e shohim se në të dy anët si në Beograd si këtu në Prishtinë, njerëzit e kanë kuptuar se është koha, është momenti që të arrijmë nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte pranueshme për të dyja palët”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova duhet ta përkrah këtë propozim.

Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi, mendoj se është një mundësi e madhe, do t’i kërkoja secilit që është në pushtet që t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime ky është një rast i mrekullueshëm të ecet të përpara drejt integrimit evropian, mendoj se është absolutisht i nevojshëm, Kosova si vendi më proevropian duhet ta përkrah këtë”, ka thënë Von Cramon

Lajme të ngjashme