Von Cramon pas Raportit të Progresit: Është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës - NACIONALE

Von Cramon pas Raportit të Progresit: Është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Raporti i Progresit ku diskutohet për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të Rregullores së Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Von Cramon ka thënë se Komisioni Evropian në raport gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët jashtë Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari.

"Më në fund është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës", ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme