Von Cramon kërkon hetimin dhe ndjekjen e plotë të sulmuesve të KFOR-it
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj një shkrimi te kryediplomatit evropian Josep Borrell.
Borrell ka shkruar në rrjetin social ‘’Twitter’’, pas takimit me Osmanin dhe Vuçiqin, se kanë tri kërkesa të qarta ndaj shtetit të Kosovës.
‘’ Ne kemi tri kërkesa të qarta: zgjedhe të reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’- shkroi Borell.
Ai shtoi se nëse dështojnë të përmbushem këto tri pika, do të ketë pasoja të rënda.
‘’ Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona’’- tha Borrell.
Ndaj këtij shkrimi, reagoi Von Cramon, duke kërkuar që të shtohet edhe një pikë tjetër si kërkesë.
Ajo tha se pika tjetër është hetimi dhe ndjekja e sulmuesve që sulmuan ushtarët e KFOR-it.
‘’ Një kërkesë shtesë, por thelbësore: hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it’’- shkroi Von Cramon.
Ajo gjithashtu shprehi mirënjohje ndaj ushtarëve të KFOR-it, duke iu uruar shërim të shpejtë.
‘’ Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që bëjnë trupat e KFOR-it, dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë’’- shtoi Von Cramon.
One additional but crucial request:
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) June 2, 2023
- full investigation and prosecution of the perpetrators of the attacks against @NATO_KFOR soldiers
We are all immensely grateful for all what @NATO_KFOR troops do and wish them a speedy recovery. https://t.co/XqZvUvohlW