Vlora Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Përmes një publikimi në rrjetin social "Facebook", Çitaku deklaroi se Kosova nuk është e Albin Kurtit, ani pse i njëjti gëzon besimin e më shumë se gjysmës së votuesve.
Tutje Çitaku shtoi se qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa vendi ynë do të jetë i përjetshëm.
"Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje", shkroi ndër tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
