Vjosa Osmani nga Bërdo-Brione: BE ta përshpejtojë hapin e pranimit për Ballkanin Perëndimor - NACIONALE

Vjosa Osmani nga Bërdo-Brione: BE ta përshpejtojë hapin e pranimit për Ballkanin Perëndimor

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Bërdo-Briones në Slloveni.

Në fjalimin e saj, të cilin e publikoi para pak çastesh në rrjetin social "Facebook", Osmani falënderoi presidentin në largim, Borut Pahor.

Tutje, nga atje ajo i bëri thirrje BE-së që të përshpejtojë hapin për integrim të rajonit.

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne se vetëm një e ardhme evropiane për vendet të cilat aspirojnë dhe i bashkërendojnë politikat me Bashkimin Evropian, për vendet të cilat janë promovuese dhe besojnë në vlerat e Bashkimit Evropian, është e ardhmja që e mundëson paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon dhe në Evropë. E kam thënë shumë herë se nuk mund të ketë Evropë të tërë, të lirë, të bashkuar dhe në paqe pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Kjo nuk është më çështje e përmbushjes së disa kritereve teknike; kjo është çështje me rëndësi thelbësore në aspektin gjeopolitik dhe atë të sigurisë", shkroi ndër të tjerash ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme