Vizita e shefit të CIA-s, Ramadani: Lidershipi i shtetit nuk do të guxojë më të bëjë aventura taktike - NACIONALE

Vizita e shefit të CIA-s, Ramadani: Lidershipi i shtetit nuk do të guxojë më të bëjë aventura taktike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se Qeveria Kurti do të reflektojë në raport me ShBA-në pas vizitës se shefit të CIA-s në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se pas kësaj vizite, ekzekutivi më nuk do të ndërmarr veprime të njëanshme në veri.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Ramadani ka thënë se tash e tutje gjithçka do të jetë në koordinim me aleatët.

“Lidershipi i shtetit nuk do të guxojë më të bëjë aventura taktike, pa strategji dhe pa bashkëplanifikim. Ministri ‘amanetxhi për kufirin’ nuk do të kap më brushën e të inspektojë Urën e Ibrit, si dhe nuk do të shkelë më autonominë operacionale të Policisë! Po të mundnin, lidershipi i shtetit do t’i zhbënte disa vendime e veprime që ka bërë nëpër institicione dhe fushën e sigurisë, por pak vonë për këtë. Sidoqoftë, kanë edhe pak muaj kohë që të dëshmojnë se do të ndalin përkeqësimin dhe kapjen e institucioneve të sigurisë e të diplomacisë që është dukshëm e evidentueshme! Uroj që kështu të del - gjithsesi nëse kanë mësuar nga gabimet strategjike këta tanët!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme